Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Burnley bie nga liga pasi u mposht nga Newcastle

Burnley ka rënë nga Premier League në ditën e fundit dhe shumë dramatike.

Burnley të dielën u mposht në shtëpi nga Newcastle, që e dërgoi kundërshtarin një rang më poshtë në futbollin anglez.

Callum Wilson shënoi dy herë për Newcastlen, nga penalltia në minutën e 20-të dhe pas një ore lojë.

Maxwel Cornet në minutën e 69-të e ngushtoi epërsinë, por kjo ishte e tëra që ai me skuadrën e tij arriti të bënte në këtë ballafaqim.

Leedsi shpëtoi nga rënia pasi fitoi në udhëtim te Brentfordi, 2:1. Leedsi në vendin e 17-të e mbylli garën me 38 pikë, tri më shumë se Burnley.