Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Burnley befason Tottenhamin

Burnley e ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në garë për mbijetesë në elitën e futbollit anglez.

Burnley e ka mposhtur Tottenhamin të mërkurën mbrëma më rezultatin 1:0. Ky duel ishte i mbetur i javës së 13-të të Premier Leagues.

Ben Mee shënoi golin e tri pikëve. Ai realizoi me kokë në minutën e 71-të.

Me 20 pikë, Burnley renditet në vendin e 18-të, pozitë që në fund dërgon në Championship. Ndërkaq Tottenhami zë pozitën e tetë me 39 pikë.