Sport

Burkina Faso në fazën nokaut

Burkina Faso është përfaqësuesja e radhës që e ka siguruar kualifikimin në raundin nokaut të Kupës së Afrikës.

Të hënën, Burkina Fasos i mjaftoi një barazim ndaj Etiopisë me rezultatin 1:1, për të siguruar pozitën e dytë në Grupin A.

Cyrille Bayala shënoi për Burkina Fason derisa për Etiopinë barazoi Doneh Kebede. Me këtë barazim Burkina Faso e mbylli fazën e grupeve në pozitën e dytë me katër pikë sa i ka edhe Kepi i Gjelbër.

Por Burkina Faso ka mposhtur Kepin e Gjelbër dhe renditet e dyta. Etiopia e përfundon kampionatin kontinental me një pikë.