Burkina Faso e ka shënuar fitoren e parë në fazën e grupeve të Kupës së Afrikës.
Të enjten në mbrëmje, Burkina Faso triumfoi përballë Kepit të Gjelbër me rezultatin minimal, 1:0. Ishte goli i mesfushorit të Istras në Kroaci, Hassane Bande, që realizoi në minutën e 39-të.
Burkina Faso në Grupin A pas dy ndeshjeve e ka një fitore e një disfatë dhe është në pozitën e dytë. Statistika të njëjta ka edhe Kepi i Gjelbër, por me goldallim më të dobët.
Në vendin e fundit është Etiopia, pa pikë.
Artikuj të ngjashëm