Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bunjaki: Renditja e Kosovës në ranglistën e FIFA-s nuk është reale

Ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka përsëritur se nuk është pozicion real i Kosovës vendi 114 në ranglistën e FIFA-s.

“Nuk ka qenë real as kur kam qenë unë selektor”, ka thënë Bunjaki, në Interaktiv të KTV-së.

Megjithatë, Bunjaki thotë se Kosova është ngritur shumë shpejt, derisa ka krahasuar se kombëtarja e Anglisë ka luajtur ndeshjen e njëmijtë, derisa Kosova ka diku te rreth 50 ndeshje.

Duke folur për të kaluarën e tij në krye të bankinës së Kosovës, Bunjaki ka thënë se sot është lehtë të reflektohet, 3 vjet pas.

“E kam pasur një përgjegjësi shumë të madhe, dhe nderin që të jem arkitekt i Kombëtares së Kosovës. Nuk jam frikuar dhe nuk kam hezituar që të vijë, sepse e kam ditur që Kosova duhet ta kalojë këtë fazën e vështirë të krijimit”, ka thënë Bunjaki.

Edhe Eksperti sllovak: Kosova më e mirë se që dëshmon renditja e FIFA-s Futboll Eksperti sllovak: Kosova më e mirë se që dëshmon renditja e FIFA-s

Ai ka thënë se aj që e ka nxitur më së shumti që të jetë i pari që merr barrën e krijimit të një ekipi përfaqësues, ka qenë fakti se ka dashur që të japë kontributin e tij, që Kosova të ketë një bazë dhe një bërthamë.

“Mendoj se ia kam arrit që të krijojë këtë bazë, këtë bërthamë dhe tash besoj se kam pas të drejtë me mbledhjen e këtyre lojtarëve”, ka thënë Bunjaki.

Ai ka përmendur sfidat që ka pasur në udhëtime dhe në organizim në fillimet e tij.

Duke folur për nivelin e futbollit në Kosovë, Bunjaki ka thënë se është fat që në Kosovë ka shumë shkolla të futbollit.

Edhe Bunjaku thotë se Kosova do të jetë forcë në turne të mëdhenj Futboll Bunjaku thotë se Kosova do të jetë forcë në turne të mëdhenj

“Edhe pse në Kosovë është shumë i zhvilluar futbolli spontan, ose kushtimisht thënë futbolli i rrugës. Shumë rrugë ku është zhvilluar futbolli në Kosovë janë zhdukur, janë ndërtuar ndërtesa”, ka thënë ai.

“Duhet të mendohet edhe për futjen e futbollit në sistemin e edukimit. Megjithatë, bërthama e përfaqësueses së Kosovës duhet të jetë akademia e klubeve të futbollit”, ka thënë ai.