Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Buffoni, tifoz i Kamerunit në Botëror

Në mungesë të Italisë, portieir Gianluigi Buffon, do të jetë tifoz i Kamerunit në Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Një gjë të tillë e ka thënë Buffoni për mediat italian pas takimit që ka pasur me Papa Françeskun për të përgatitur ndeshjen për paqe në Romë.

45-vjeçari e ka fituar Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.

“Si zakonisht, kur Italia nuk është, përpiqem të ndjek ndeshjet ku luajnë shokët e mi të klubit ose miqtë e mi. Në këtë rast, kombi që unë mbështes gjithmonë është Kameruni. Ata kanë një vend të veçantë në zemrën time”, tha Buffon, përcjellë “Football Italia” të hënën. Buffoni vendosi të bëhej portier, pasi pa Kamerunin duke luajtur në Kupën e Botës 1990 dhe u frymëzua nga portieri i tyre, Thomas N'Kono. Madje, italiani vendosi ta quaj djalin e tij Thomas për nder të N’Konos. Kameruni është në Grupin G të Kupës së Botës së bashku me Zvicrën, Serbinë dhe Brazilin. Buffoni ka kontratë me Parmën që garon në Serie B deri në qershor të vitit 2024 dhe nuk ka ndërmend të pensionohet.