Gianluigi Buffon e ka kryer suspendimin prej tri ndeshjesh në Ligën e Kampionëve, pas kartonit të kuq të marrë sezonin e shkuar sa ishte pjesë e Juventusit.
Tani portieri 40-vjeçar është pjesë e Paris Saint-Germainin dhe pret që të debutojë me ta në Evropë, kur të martën do të ndeshen me Napolin në San Paolo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë lajm e ka konfirmuar trajneri i PSG, Thomas Tuchel.
“Buffon do të luajë nesër ndaj Lille dhe të martën kundër Napolit”, ka thënë Tuchel në konferencë për media, transmeton kp. “E kam thënë gjithmonë që ai ka një rol të rëndësishëm për ne, pasi është një legjendë dhe ka pasur një karrierë fantastike”.
“Gigi ka shumë përvojë dhe kjo ka rëndësi për ne. Është shumë e rëndësishme që ai flet me të gjithë lojtarët dhe ndanë me ta eksperiencat e tij”, ka theksuar gjermani.