Gianluigi Buffon ka shpërthyer në lot pas eliminimit të Italisë në “play-offin” për Botëror.
Italia u eliminua nga Suedia pas dy ndeshjeve, duke ia mohuar Buffonit edhe një pjesëmarrje në Kampionat Botëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk di si ta përshkruaj, jam shumë i dëshpëruar. Nuk e meritonim të eliminoheshim, është e pabesueshme kjo që ndodhi”, tha mes lotësh Buffon.
Gazetari italian pyeti kapitenin e ‘të kaltërve’, nëse e kishin nënvlerësuar Suedinë, por kjo u mohua menjëherë nga Buffon.
“Nuk e kishim nënvlerësuar aspak, madje jam i bindur që dhamë maksimumin. Kur vjen në ndeshje të tilla, është shumë e vështirë që të kesh ekuilibrin e duhur fizik dhe psikologjik. Ndoshta nuk arritëm të shprehim më mirë ato që kishim në mendje, por e patëm të vështirë të rikuperonim atë gol rastësor të pësuar në Suedi”, u shpreh Buffon.
I don’t get a word of this but this is heartbreaking...
— Palash Agrawal #21 (@drpalashagrawal) November 13, 2017
You can see the pure emotions this guy has for his country...
Legend!!!
Buffon ??pic.twitter.com/x71aBoANyP