Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donnarumma: Nuk ka arsyetime për sonte

Te Italia kanë folur me dëshpërim pas humbjes së thellë, 5:2, nga Gjermania.

Portieri Gianluigi Donnarumma, bëri disa pritje të mira, ndonëse pranoi plot pesë gola.

“Jemi të zemëruar. Nuk ka arsyetime për sonte. Duhet të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të rifillojmë me synimin që të tregojmë se kjo nuk është Italia e vërtetë. Na ka munguar çdo gjë sonte”, ka thënë Donnarumma.

“Na vjen shumë keq për tifozët, sidomos për italianët që jetojnë në Gjermani. Të gjithë ne kemi bërë gabime sonte. Unë e kam bërë një gabim të madh dhe e marr përgjegjësinë për këtë”, ka shtuar Donnarumma, që ishte kapiten i Italisë.

Artikuj të ngjashëm