Në fazën e ardhshme në Ligën e Kampioneve, Juventusi do të përballet në një impenjim të dyfishtë me Tottenhamin dhe rreziku kryesor nuk mund të ishte tjetërkush veçse, Harry Kane.
Bomberi që theu rekordin e golave në një vit solar në Premier League është vlerësuar edhe nga veterani i bardhezinjve, Gianluigi Buffon. Portieri i njohur do të ketë detyrën më të vështirë me yllin e Spurs, që vlerësohet të paktën 100 milionë euro në merkaton e futbollit europian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kane është një prej sulmuesve më të mirë të Europës dhe ka një instinkt goli njësoj si Cristiano Ronaldo, Inzaghi apo Batistuta. E admiroj dhe e respektoj, por nuk kam frikë prej tij në përballjen e Championsit”, i shpjegoi Daily Mirrorit kapiteni i Juventusit, transmeton kp.
“Nuk ka asnjë dyshim që Kane është një bomberi vërtetë, pasi ka instinkt natyral për të shënuar. Ka lindur me një talent të tillë. Në karrierën time jam detyruar të përballem me më të mirët dhe lojtarë si Batistuta apo Ronaldo kanë pikërisht këtë që i vendos në vështirësi portierët”, tha Buffon.