Sport

Buffon i ngazëllyer me arritjen e finales në Ligën e Kampionëve

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se finalja e sivjetme e Ligës së Kampionëve është arritja më e madhe në karrierën e tij.

Juve shkoi në finalen e madhe pasi eliminoi Monacon me rezultat të përgjithshëm 4 me 1 në gjysmëfinale.

“Kjo finale do të thotë shumë për mua. Është arritja më e madhe në karrierë, bashkë me Botërorin 2006, sepse është shpërblim i një rruge të vështirë. Gjithmonë, kam dashur ta fitoja dhe kam qenë i bindur se mund ta bëj me bashkëlojtarët, fansat dhe kolegët. Do të ishte e mrekullueshme”, ka deklaruar pas takimit Buffon.