Bruno Fernandes ka thënë se dëshiron ta fitojë çdo trofe me Manchester Unitedin dhe ka nënvizuar se nuk është i lumtur pasi nuk ka fituar të paktën një, në vitin e tij të parë.
Unitedi është jashtë Ligës së Kampionëve, megjithatë është në gjysmëfinale të Carabao Cup, ndërsa e synon edhe Kupën FA dhe Ligën e Evropës.
Fernandesi ka pasur ndikim shumë të madh në vitin e parë në “Old Trafford”.
kënaqem pasi jam në një prej klubeve më të mëdha në botë. Ka qenë ëndërr të vij në Premier League, te klubi që kam ëndërruar gjithmonë të luaj. Kur erdha, ishim në garë për Kupën FA dhe në Ligën e Evropës. Për fat të keq, u eliminuam në dy gjysmëfinale por e arritëm vendin e tretë në ligë. Gjëja e vetme që më mungon këtë vit janë trofetë. Nëse nuk kam trofe me klubin, nuk jam i lumtur. Shpresoj që në vitin 2021 të bëjmë diçka më mirë”, theksoi Fernandes për “BT Sport”.
Fernandesi në 20 ndeshjet e para me klubin ka realizuar 13 gola dhe ka shtatë asistime.