Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka thënë se skuadra nuk i ka përmbushur pritjet këtë edicion.
Madje Fernandes nuk është i kënaqur as me paraqitjet e tij personale këtë edicion me “Djajtë e Kuq”.
“Ka mbaruar kampionati dhe nuk kemi arritur asnjë objektiv. Nuk i kemi përmbushur pritjet, as si individ dhe as si ekip. Tifozët më kanë treguar edhe një herë se pse ky është një nga klubet më të mira në botë. Edhe në momente të vështira ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh. Dhe që kur jam këtu kam mësuar një gjë Manchester Unitedi ngrihet gjithmonë”, deklaroi Fernandes.
Artikuj të ngjashëm