Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bruno Fernandes kërkon të kthehen te fitorja

Bruno Fernandes thotë se skuadra duhet të përmirësohet dhe të mësojë nga gabimet e bëra, të cilat mund t’i kushtojnë Manchester Unitedit me titull të kampionit. “Djajtë e Kuq” në dy ndeshjet e fundit në Premier League janë pa fitore. Kanë një humbje dhe një barazim.

“Duhet të mësojmë nga gabimet të cilat po i bëjmë. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi edhe më shumë dhe të mos lejojmë të na ndodh një gjë e tillë”, deklaroi Fernandes.

Mesfushori portugez në 10 paraqitje për “Djajtë e Kuq” ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime. Unitedi të shtunë luajti 1:1 me Evertonin.