Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brugge mbetet i pamposhtur në Champions

Kampioni i Belgjikës, Club Brugge nuk di për humbje edhe pas xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas tri fitoreve, Brugge barazoi në ndeshjen e katërt të kësaj gare.

Të mërkurën, luajti pa gola në udhëtim kundër Atletico Madridit, në ndeshjen që i takoi Grupit B.

Brugge ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi në minutën e 82-të u përjashtua Kamal Sowah pas kartonit të dytë të verdhë.

Me këtë barazim, Brugge ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e nokautit.

Mbetet në vendin e parë në grup me dhjetë pikë, gjashtë më shumë se Atletico që renditet i dyti.