Steve Bruce është i bindur se do të jetë trajner i skuadrës së Newcastle Unitedit edhe sezonin e ardhshëm.
Bruce 61-vjeçar që ia siguroi Newcastlet mbetjen në Premier League edhe për edicionin tjetër, ka shtuar se tashmë ka nisur planet për të krijuar ekipin. Ai ka thënë se drejtuesit e klubit kanë besim në të dhe se i kanë garantuar se do ta mbajnë deri në përfundim të kontratës, e cila i skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë kam kontratë edhe një vit dhe atë do ta respektoj pasi kam biseduar edhe me drejtuesit. Kështu që, besoj se do të jem trajner i ekipit edhe sezonin tjetër dhe tashmë kam filluar të shoh për përforcime që të kemi rezultate edhe më të mira”, tha Bruce që është në krye të ekipit prej sezonit 2019/20.