Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brozoviqi kërkon 6 milionë euro për stinor

Foto: AFP

Drejtuesit e Interit janë duke planifikuar që të nisin bisedimet me Marcelo Brozoviqin, në momentin që kroati të kthehet në Itali, shkruan “Tuttosport”.

Ai ishte pjesë e Kroacisë në “Euro 2020”.

Brozoviqit i skadon kontrata me klubin italian në verën e vitit 2022, por dëshira e trajnerit Simone Inzaghi është që futbollisti të firmos kontratë të re dhe të mbetet pjesë e skuadrës.

Bëhet e ditur se kërkesat e mesfushorit kroat janë rritur. Ai kërkon 6 milionë euro në sezon, aq sa do të marr edhe transferimi i ri i Interit, Hakan Calhanogu.

Ndërkohë, aktualisht fiton 3.5 milionë euro, shifër që Interi është i gatshëm ta rris deri në 5 milionë euro.

Kroati luajti në 33 ndeshje të Series A në edicionin e kaluar, ku Interi fitojë titullin e kampionit pas 11 vjetësh. Realizoi dy gola dhe bëri edhe shtatë asistime.