Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja titullar në fitoren e Chelseat

Armando Broja ka qenë titullar në fitoren e Chelseat të shtunën dhe luajti deri në minutën e 62-të.

Broja dhe Chelsea në fund morën pikët e plota në udhëtim te Lutoni me rezultatin 3:2.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 20-të të Premier Leagues angleze.

Cole Palmer shënoi dy gola për mysafirët ndërsa një tjetër e realizoi Noni Madueke, me asistim të Palmerit.

Palmeri shënoi në minutën e 12-të, asistoi në minutën e 37-të, dhe për 3:0 realizoi 20-të minuta para fundit.

Vendësve iu anulua një gol në minutën e 74-t, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Ross Barkley realizoi për 3:1.

Për 3:2 shënoi Elijah Adebayo, por skuadra e tij nuk pati më forcën që të barazonte rezultatin.

Chelsea pas 20 ndeshjeve të luajtura ka 28 pikë dhe zë vendin e 10-të. Lutoni është i 18-ti me 15 pikë në 19 ndeshje të luajtura.

Artikuj të ngjashëm