Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja dyshohet se ka pësuar lëndim serioz në gju

Armando Broja dyshohet se ka pësuar lëndim të rëndë në gjurin e këmbës së djathtë. Ai është lënduar të dielën në miqësoren që Chelsea e luajti ndaj Aston Villas në Abu Dabi. Aston Villa fitoi ndeshjen 1:0, ndërsa Broja u zëvendësua në minutën e 24-t.

Ai u largua nga fusha me barelë pas një përplasje që pati me Ezri Konsan. Chelsea më 27 dhjetor e pret Bornemouthin.

Pas një huazimi të suksesshëm te Southamptoni sezonin e kaluar, 21-vjeçari sezonin aktual për Chelsean ka shënuar një gol në 12 ndeshje në Premier League.