Brightoni ka befasuar Manchester Unitedin të shtunën në shtëpi duke e mposhtur me rezultatin 4:0
Ndeshja i ka takuar xhiros së 35-të në Premier League. Me këtë humbje “Djajtë e Kuq” rrezikojnë edhe pozitën e gjashtë që siguron pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ri.
Në minutën e 15-të vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Moises Caicedo.
Marc Cucurella dyfishoi epërsinë në minutën e 49 të pjesës së dytë.
Në minutën e 57-të Pascal Gross shënoi për 3:0.
Golin e katërt për Brightonin e realizoi Leandro Trossard në minutën e 60-të.
Me këtë humbje Manchester Unitedi mban pozitën e gjashtë me 58 pikë.
Brightoni renditet në vendin e nëntë me 47 pikë.
Artikuj të ngjashëm