Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brightoni po e shokon Unitedin në “Old Trafford”

Brightoni është duke e mposhtur Manchester Unitedin në “Old Trafford” me rezultatin 2:0.

Mysafirët kanë realizuar dy herë në pjesën e parë për të shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi të lartë.

Të dy golat për Brightonin i ka shënuar Pascal Gross.

Tek Unitedi në bankën e rezervistëve është ylli Cristiano Ronaldo.

Portugezi pritet të inkuadrohet në lojë në pjesën e dytë për ta ndihmuar skuadrën e tij që të rikthehet.

Artikuj të ngjashëm