Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brightoni kontakton Interin për Asllanin

Skuadra e Brightonit ka kontaktuar edhe zyrtarisht Interin në lidhje me mesfushorin Kristjan Asllani, ka shkruar “Tuttomercatoëeb” të premten.

Është trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi që po insiston në transferimin e Asllanit gjatë kësaj vere. Madje, thuhet se Brightoni është gati të ofrojë deri në 20 milionë euro për mesfushorin shqiptar vetëm për ta bindur Interin në lirimin e tij.

Asllani 21-vjeçar u huazua për 4.5 milionë euro verën e shkuar nga Empoli tek Interi, ekip që në fund të edicionit të kaluar e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij për 10 milionë euro tjera shtesë.

Me fanellën e Interit, Asllani regjistroi 29 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2027.

Artikuj të ngjashëm