Skuadra e Brentfordit po udhëheq 1:0 ndaj Tottenhamit pas pjesës së parë në ndeshjen që po luhet në “Glech Community Stadium”.
Kjo është ndeshja e hapëse e xhiros së 16 në Premier League dhe e para pas përfundimit të Kupës së Botës.
Brentfordi në fillim të ndeshjes kaloi në epërsi, të cilën arriti ta ruajë përgjatë pjesës së parë për të shkuar në pushim. Mesfushori gjerman Vitaly Janelt e zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të.