Boksierët “e rrugës” ulen të pushojnë, derisa gjaku rrjedh nëpër fytyrat e tyre, kurse me gjak janë të mbuluara edhe fashat që mbajnë në duar.
Këta boksierë janë Jay “BamBam” Eggleston (35) nga Sheffieldi dhe Paul Stredder (35) nga Wirrali, të cilët menjëherë iu nënshtruan kontrollimeve nga një ekip mjekësor pas luftës brutale që e patën në ring, pa doreza.
I njohur si “boks i zhveshur”, për shkak të mospërdorimit të dorezave, ai ka kohë që po zhvillohet si sport i nëntokës në Britani.
Meçet mbahen pas bareve dhe në parkingje të makinave. Kampion i ri i këtij sporti është Dom Clark (35) nga Borunemouthi, i cili vikendin e shkuar triumfoi ndaj kampionit në fuqi, Luke Atkin (30) nga Yorku... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)