Sonte në kryeqytet ka përfunduar turneu i lagjeve i organizuar nga klubi i futsalit Prishtina.
Muzikë, futboll, gola të bukur dhe spektakël kishin mundësi të pranishmit të shohin që nga ora 21:00 e deri në mesnatë.
Vlen të ceket se më parë ky turneu është organizuar në gjashtë lagje kryesore duke përfshirë lagje të ndryshme të cilat kanë mundur të paraqisnin ekipet e tyre.
Në finalen e zhvilluar në lagjen ‘Bregu i Diellit’ ishin të pranishëm 8 ekipe fituese nëpër lagjet e tyre përkatëse.
Në finalen e madhe ekipi i lagjes ‘Bregu i Diellit’ mposhti ‘Kodrën e Trimave’ me rezultat 2:1.
Për fituesin dhe finalistit kishte medalje dhe kupë, por nuk munguan as shpërblimet nga sponsorët e turneut, transmeton KosovaPress.