Njeri ndër lojtarët më të mirë të Vardarit sot vishet bardh e kaltër. Mbrojtësi i krahut të djathtë Vladica Brdarovski i lindur ne Bitol te Maqedonisë se Veriut, sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar me kampionin.
Siç thuhet në njoftim, Berda ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe kështu do ta përforcojë edhe më shume fazën e mbrojtjes.
“Berdarovski për me shumë se pesë vjet ishte pjesë e Vardarit ku gjatë kësaj periudhe arriti që të shpallej tri herë kampion dhe për shumë sezone barti shiritin e kapitenit, gjithashtu deri në vitin 2015 ishte edhe pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.