Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazilianët me kontrata të reja te Real Madridi

Vinicius

Mbrojtësi Eder Militao dhe sulmuesi Vinicus Junior e Rodrygo kanë arritur marrëveshje me Real Madridin për kontratat e reja, ka njoftuar të dielën Fabrizio Romano.

Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi ka mbetur vetëm çështje kohe. Me kontratën e re, Militao do të jetë pjesë e Realit deri në vitin 2028 dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 500 milionë eurosh. Viniciusi është pajtuar me kontratë deri në vitin 2027, ndërsa Rodrygo deri në vitin 2028.

Të dy kanë klauzola lirimi në vlerë prej një miliard eurosh.