Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazili triumfon në Kupën e Amerikës

Foto: Reuters

Kombëtarja e Brazilit është shpallur kampion i Kupës së Amerikës.

Në finale brazilianët e mposhtën kombëtaren e Perusë me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

3 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, që ishte mjaft i tensionuar, me Brazilin që e mbylli takimin me një lojtar më pak në fushë.

Everton kaloi Brazilin në epërsi në minutën e 15 pas asistimit të bukur nga Gabriel Jesus.

Në minutën e 44 Peruja barazoi shifrat në 1 me 1 përmes Guerreros që shënoi nga penaltia.

Megjatë Brazili u kundërpërgjigj në pjesën e parë duke rikthyer epërsinë përmes Gabriel Jesusit në minutën e 45+3, që shënoi pas asistimit nga Arthuri.

Në minutën e 70 Brazili mbeti me një lojtar më pak në fushë kur me karton të kuq u ndëshkua Gabriel Jesus.

E përkundër që pati një lojtar më pak në fushë Brazili shënoi edhe njëherë. Ishte Richarlison ai që shënoi nga penaltia në minutën e 88.