Brazili ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës pas fitores 1:0 kundër Kilit.
Lucas Paqueta e shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 46-të dhe do të luajë kundër Perusë në gjysmëfinale të hënën. Gabriel Jesus u përjashtua nga loja në minutën e 48-të dhe i detyroi brazilianët të mbroheshin në tërë pjesën e dytë.
Peruja avancoi në gjysmëfinale pasi fitoi kundër Paraguait në penallti 4:3.
Loja e rregullt përfundoi baras 3:3. Brazili dhe Peruja luajtën në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2019. Brazili fitoi 3:1.