Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazili pa Neymarin ndaj Zvicrës së Xhakës e Shaqirit

Richarlison duke shenuar gol te bukur kunder Serbise ne Boterorin ne Katar

Neymari nuk do të jetë përballë Zvicrës në ndeshjen e Kupës së Botës, të hënën. Vetëm Richarlisoni. Dhe Vinicius Juniori. Dhe Raphinha. Dhe Rodrygo. Dhe plot yje të tjerë në ekipin e Brazilit.“Secili është super i talentuar. Edhe mbrojtësit e qendrës dhe portierët”, ka thënë për lojtarët e Brazilit, selektori i Zvicrës, Murat Yakin, të dielën. “Brazili është këtu për ta fituar titullin”.

Ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës luhet të hënën nga ora 17:00. Të dy përfaqësueset i kanë fituar ndeshjet e para.

Neymari pësoi lëndim të nyjës së këmbës në ndeshjen ndaj Serbisë, të cilën Brazili e fitoi 2:0. Ai pritet të mungojë edhe në ndeshjen e tretë në grup.

Në ndeshjen e parë vëmendja ishte te Richarlisoni që shënoi gol shumë të bukur. Edhe Yakin ka folur për atë gol.

“Kjo është pse e duam futbollin, pse e shikojmë. Duam gola të tillë”, ka thënë Yakin në konferencë për shtyp.

Edhe Yakin flet për rëndësinë e Shaqiri dhe Xhakës te Zvicra Sport Yakin flet për rëndësinë e Shaqiri dhe Xhakës te Zvicra

Selektori i Brazilit, Tite, ka folur për mënyrat e ndryshme të ekipit të tij në mungesë të Neymarit.

“Ndoshta do të shohim driblim nga Vini. Ndoshta do të shohim kreativitet kur të përfundojmë aksionet me Richarlisonin apo goditje me kokë nga Pedro”, ka thënë Tite. “Të gjithë janë kreativitet. Është impresive se sa të qetë mund të jenë edhe në presionin më të madh”.

Zvicra, megjithatë, ka ditur si të ndalë sulmin e Brazilit katër vjet më parë në Rusi. Ndeshja kishte përfunduar 1:1, ndonëse Neymar ishte në fushë.

“Është kundërshtar që vështirë mposhtet”, ka thënë Marquinhos. Ai tani është startues në qendër të mbrojtjes, ndërsa ishte shikues nga banka në Rusi.

Disa prej ekipeve më të forta të Evropës, po ashtu, kanë pasur telashe për ta mposhtur Zvicrën në 18 muajt e fundit.

Zvicra ka fituar ndaj Portugalisë dhe Spanjës në Ligën e Kombeve këtë vit. Vjet ka fituar ndaj Francës në Evropian dhe është kualifikuar në Katar duke përfunduar para Italisë në grup.

“Jemi sfiduar nga ekipe të mëdha dhe kemi qenë në gjendje të shënojmë”, ka thënë Xherdan Shaqiri, që po e luan Kupën e katërt të Botës, që është rekord për Zvicrën. “Nëse shënojmë gol mendoj se plotësisht mund ta ndryshojmë lojën”.

Edhe Zvicra bie sërish në goditjen e parë me nokaut në Kupën e Botës Sport Zvicra bie sërish në goditjen e parë me nokaut në Kupën e Botës

Shaqiri bëri pasimin për Breel Embolon, që shënoi golin për fitoren 1:0 ndaj Kamerunit. Zvicra bëri aq sa i duhej për fitore. Granit Xhaka është kapiten i Zvicrës, dhe njëjtë si Shaqiri, prej lojtarëve bartës.

Brazili duhet të gjejë zëvendësim edhe për Danilon, që si Neymari u lëndua ndaj Serbisë. Zvicra do të jetë pa Noha Okafor-in.