Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazili e nis me fitore Kupën e Amerikës, mposht Bolivinë me rezultat 3:0

Foto: BBC

Brazili e ka mposhtur Bolivinë me rezultat 3:0, në ndeshjen hapëse të Kupës së Amerikës, e cila u zhvillua në “Morumbi” të Sao Paulos, në prani të 46 mijë e 342 shikuesve.

Nikoqiri i turneut, Brazili, vend në të cilin po mbahet Kupa e Amerikës për herë të parë pas vitit 1989, u paraqit me fanella të bardha dhe kjo ndodhi pas më shumë se 60 vjetëve, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në 45 minutat e parë nuk pati gola dhe ishte një ndeshje e zbehtë, kurse me të nisur pjesa e dytë, brenda tre minutave, Coutinho shënoi dy herë.

Së pari nga penalltia në minutën e 50-të, e ku u desh edhe intervenimi i sistemit VAR.

Kurse, pas tre minutave, mesfushori i Barcelonës e dyfishoi epërsinë.

Golin e tretë e realizoi talenti brazilian, Everton Soares, i cili hyri në lojë në minutën e 81-të dhe shënoi në të 85-n.

Ndeshjen e dytë në kuadër të grupit A, Brazili e luan ndaj Venezuelës.