Nikoqiri i Copa Americas, Brazili, ka barazuar me Ekuadorin, duke i mbaruar kështu seria prej 10 fitoreve rresht.
Brazili të dielën mbrëma në Goiania barazoi 1:1 me Ekuadorin.
Pika e fituar ia siguroi Ekuadorit kalimin në çerekfinale të Copa Americas. Brazili kishte siguruar kualifikimin në fazën nokaut më herët.
Eder Militao (37’) realizoi golin e epërsisë për Brazilin, ndërsa për Ekuadorin barazoi Angel Mena (53’).
Ekuadorit i duhej vetëm që të luante rezultat të ngjashëm me Venezuelën në xhiron e fundit për të siguruar kualifikimin.
Edhe
Brazili e Kolumbia barazojnë mes kontestimeve dhe kualifikohen
Derisa Ekuadori barazoi, Venezuela pësoi 1:0 nga Peruja, që ishte kualifikuar më herët. Andre Carrillo realizoi për Perunë.
Nga Grupi B i Copa Americas kualifikimin tutje e kanë siguruar Brazili, Peru, Kolumbia dhe Ekuadori, ndërsa është eliminuar Venezuela.