Mesfushori Julian Brandt ka thënë se mund të refuzojë mundësinë për transferim te Bayern Munichu ose Liverpooli, në favor të qëndrimit te Bayer Leverkuseni.
21-vjeçari te Bayerni llogaritet si pasardhës i Arjen Robbenit ose Franck Riberys, por admirues i tij është edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
“Nëse largohem nuk do të kem të garantuar vendin”, ka thënë Brandt për Focus.
“Mendoj se është e rëndësishme për mua që të luaj më shumë ndeshje sezonin e ardhshëm dhe këtë mund ta bëj te Leverkuseni”, ka thënë veç të tjerash 21-vjeçari gjerman.