Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni në garë për anësorin e Leverkusenit

Bayern Munichu raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e anësorit të Bayer Leverkusenit, Julian Brandt.

20-vjeçari pëlqehet fort nga menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, por gjiganti gjerman pritet të rivalizojë anglezët për shërbimet e të riut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Bayerni tashmë ka filluar bisedimet me Brandtin, i cili ka një klauzolë lirimi prej 12.5 milionë eurove. Kjo klauzolë hyn në funksion në vitin 2018.