Sport

Braga dhe Zvezda, në fazën nokaut

Braga dhe Crvena Zvezda kanë kaluar në fazën nokaut të Ligës së Evropës.

Të dyja këto skuadra luajtën mes vete në ndeshjen e fundit të Grupit F dhe barazuan 1:1. Galeno i vendësve në minutën e 52-të realizoi i pari, kurse për mysafirët shënoi Katai në minutën e 70-të.

Serbët përfundojnë të parët në grup me 11 pikë, kurse Braga mbeti e dyta me një pikë më pak.

Midtjyllandi në ndeshjen tjetër të grupit barazoi në udhëtim te Ludogoretsi pa gola.

Midtjyllandi shkon në Ligën e Konferencës me nëntë pikë, kurse eliminohet Ludogoretsi, pasi mori vetëm dy pikë.