Braga portugeze ka marrë vetëm një barazim me Union Berlinin, por ka mbetur në lojë për kualifikim në fazën nokaut.
Braga dhe Union Berlini të mërkurën në mbrëmje barazuan 1:1, në ndeshjen e Grupit C të Ligës së Kampionëve.
Vendësit nga minuta e 30-të luajtën pa mbrojtësin Sikou Niakite që u ndëshkua direkt me të kuq.
Robin Gosens shënoi për mysafirët në minutën e 42-të, kurse Alvaro Djalo barazoi shifrat në minutën e 51-të.
Braga në vendin e tretë ka katër pikë pas pesë ndeshjeve, kurse Union Berlini ka dy pikë.