Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boufal lëndohet në tavolinë të bukës

Mesfushori maroken Sofiane Boufal nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Southamptonin në fundjavë, pasi ka lënduar gishtin e këmbës në tavolinë të bukës, raportoi BBC-ja të enjten.

Southamptoni nuk ka fituar në tetë ndeshjet e fundit në ligë. Kryetrajneri Ralph Hasenhuttl ka konfirmuar lëndimin e Boufalit, transmeton Koha Ditore.

“Ai nuk ka mundur të stërvitet për tri ditë dhe gishtin e këmbës e ka ende të ënjtur. Ai ka goditur tavolinën në shtëpi”, ka thënë Hasenhuttl.

“Do të jetë e vështirë të luajë këtë fundjavë”. Boufal ka luajtur dhjetë nga 13 ndeshjet në ligë këtë stinor.

Artikuj të ngjashëm