Nga studimet teknike të bëra që nga faza grupore e deri në çerekfinale, ka dalë që portierët kanë qenë shumë më të suksesshëm në pritjen e penalltive, sesa kanë qenë në vitin 2018 në Rusi.
“AP-ja” ka cituar ish-reprezentuesin e Zvicrës dhe analistin e FIFA-s për portierë, Pascal Zuberbuehler, që ka thënë se portierët janë adaptuar shumë mirë edhe me rregullin që njëra këmbë të jetë në vijën e portës para ekzekutimit të penalltive.
Shkalla e përgjithshme në pritjen e penalltive nga portierët në Katar është 34%, në krahasim me katër vjet më parë që ishte 25%. “Gjithçka ka të bëj me kohën e duhur dhe hapin e parë të mirë”, ka thënë Zuberbuehler.
Artikuj të ngjashëm