Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo humb besimin e portugezëve

Paraqitjet e Cristiano Ronaldos në Botërorin e Katarit deri më tani kanë lënë shumë për të dëshiruar.

Ronaldo shënoi një gol nga penalltia.

Në ndeshjen e fundit të fazës grupore kundër Koresë së Jugut, Ronaldo u zëvendësua herët, ndërsa shumë tifozë portugez i janë gëzuar largimit të tij të hershëm nga fusha.

Në një sondazh nga gazeta sportive më e lexuar portugeze “A Bola”, 70 % e lexuesve janë kundër që Ronaldo të startoj kundër Zvicrës në 1/8 e finales të Kupës së Botës. Ndeshja do të zhvillohet të martën nga ora 20:00.