Kampionati Botëror i notit i paraparë të mbahet në dhjetor në Abu Dhabi është shtyrë për një vit shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Federata Botërore e Sporteve të Ujit (FINA) ka njoftuar se Botërori i pishinës së shkurtër 25-metërshe do të mbahet nga 13 deri më 18 dhjetor të vitit 2021.
Kjo është ngjarja e radhës e madhe sportive që është shtyrë shkaku i koronavirusit.
Artikuj të ngjashëm