Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bota e futbollit në zi pas vdekjes së Dwamenas në Shqipëri

Bota e futbollit është në zi të shtunën për vdekjen e futbollistit të Egnatias në Shqipëri, Raphael Dwamena. Lojtari pësoi sulm në zemër në fushë, gjatë ndeshjes me Partizanin. Senegalezi vdiq rrugës për në spital.

Futbollistë, tifozë, miq, autoritete dhe media të huaja, kanë bërë homazhe për vdekjen e 28-vjeçarit.

Mediumet më të mëdha botërore kanë shkruar për vdekjen e kapitenit të Egnatias.

Image

Po ashtu klube të mëdha botërore kanë bërë homazhe për sulmuesin.

Image
Image

Reagime ka pasur edhe nga shumë ish-bashkëlojtarë të tij.

Edhe FSHF-ja e tronditur për vdekjen e futbollistit Dwamena Sport FSHF-ja e tronditur për vdekjen e futbollistit Dwamena

Në Shqipëri janë shtyrë të gjitha ndeshjet e fundjavës.

Futbollisti qysh më herët dinte për problemet në zemër. Ai u diagnostikua për herë të parë me një problem në zemër në vitin 2017, ndërsa për mediumet në Shqipëri pati thënë se pasioni për futboll nuk mund t’i pengohet.

Dwamena ka luajtur me një defribilator të implantueshëm për të monitoruar rrahjet e tij të zemrës në vitin 2020 gjatë kohës së tij me skuadrën spanjolle Levante. Pavarësisht nga kjo ndërhyrje mjekësore, Dwamena pësoi një rikthim në tetor 2021 kur u rrëzua në fushë në një ndeshje mes Blau-Weiss dhe Harterg në ligën austriake.

Megjithatë, ai mbijetoi pasi u stabilizua shpejt dhe u shërua në spital. Më vonë ai u lirua nga klubi.

Tek Egnatia ai u zyrtarizua në janar të sivjetmë. Dwamena kishte nëntë gola të realizuar në edicionin aktual.

Edhe Tragjedi në futbollin e Shqipërisë, Dwamena vdes në moshën 28-vjeçare Sport Tragjedi në futbollin e Shqipërisë, Dwamena vdes në moshën 28-vjeçare

Ai ka luajtur për Salzburgun, Lieferingun, Austria Lustenaun, Zuerichun, Levanten, Zaragozan, Vejlen, Linzin dhe Egnatian e Rrogozhinës. Për Ganën ka luajtur nëntë ndeshje dhe ka shënuar dy gola.