Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FSHF-ja e tronditur për vdekjen e futbollistit Dwamena

Federata Shqiptare e Futbollit është e tronditur për vdekjen e futbollistit Raphael Dwamena. Ai pësoi sulm gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit, të shtunën.

Ganezi Dwamena ishte pjesë e rëndësishme e Egnatias.

“Futbollisti Raphael Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë. FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dwamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar”, thuhet në komunikatën e FSHF-së.

Në Shqipëri janë shtyrë të gjitha ndeshjet e fundjavës.

“Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë”.

Ngushëllime për vdekjen e  28-vjeçarit kanë shprehur edhe ish-skuadra të  tij. 

“Pusho në paqe Raphael Dwamena. Do të jesh gjithnjë njëri nga ne”, ka shkruar Zuerichu zviceran.

Ngushëllime për vdekjen e futbollistit kanë shprehur klube të shumta, duke përfshirë ato kosovare.

Ai ka luajtur për Salzburgun, Lieferingun, Austria Lustenaun, Zuerichun, Levanten, Zaragozan, Vejlen, Linzin dhe Egnatian e Rrogozhinës. Për Ganën ka luajtur nëntë ndeshje dhe ka shënuar dy gola..

Artikuj të ngjashëm