Jayson Tatum dhe Jaylen Brown shënuan nga 35 pikë secili. Falë lojës së mirë nga ta, Boston Celtics arriti fitore në ndeshjen e parë kampionale të ligës NBA.
Celtics mposhti Philadelphian me rezultatin 126:117.
Malcolm Brogdon shtoi 16 pikë në fitore, ndërsa Grant Williams e mbylli këtë ballafaqim me 15 pikë.
Kampioni i Konferencës së Lindjes u drejtua nga trajneri i përkohshëm, Joe Mazzulla.
Mazullas i është kërkuar që ta udhëheqë skuadrën pasi Ime Udoka u suspendua pas një hetimi të gjatë dhe u gjet fajtor për thyerjen e disa rregullave të klubit.
James Harden realizoi 35 pikë – më së shumti qëkur iu bashkua Philadelphias në sezonin e kaluar, ndërsa ishte i saktë 12 herë nga 12 tentime nga gjuajtja e lirë. Ai po ashtu shënoi pesë trepikësha.
Joel Embiid shtoi 16 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa Tyrese Maxey e mbylli takimin me 21 pikë.