Bosnjë-Hercegovina nuk ka pasur forcë për fitoren e dytë rresht të madhe në Eurobasket. Pasi mposhti Slloveninë, Bosnja të martën humbi nga Franca me rezultat 81:68. Dallimi u bë në çerekun e dytë dhe të katërt, të cilin Franca e fitoi 29:18.
Ndeshja në Koeln i takoi grupit B.
Jusuf Nurkiq realizoi 14 pikë e 10 kërcime për Bosnjën, që drejtohet nga trajneri i Yllit, Adis Beqiragiq. Thomas Heurtal u dallua te Franca me 14 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime.
Me tri fitore e një humbje, Franca avancon në raundin nokaut. Bosnja i ka dy fitore e dy humbje dhe ende është në lojë për kalim të grupit.
Artikuj të ngjashëm