Tifozët e Përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës në hendboll, kanë dhënë një mesazh të fortë për Kosovës në prag të fillimit të ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 që po zhvillohet në Tuzlla.
Gjatë intonimit të himnit në Kosovës, në tribuna është shfaqur një mesazh, në të cilin shkruante:
“Mirë se vini, lojtarët e Kosovës së PAVARUR”. Kjo është ndeshja e dytë mes Kosovës dhe Bosnjës në kuadër të fazës së dytë kualifikuese. Në ndeshjen e parë, të luajtur të mërkurën në Prishtinë, triumfoi Bosnja me rezultatin 25:22.
Artikuj të ngjashëm