Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Borean e braktisin seniorët, garën e vazhdon me juniorë

Plot gjashtë lojtarë janë larguar nga klubi i basketbollit Borea në afatin kalimtar dimëror, që përfundoi të shtunën. Kështu klubi pejan ka mbetur pa lojtarë seniorë, por do të vazhdojë të garojë në Superligë. Garën në Superligë do ta vazhdojë me lojtarë të grupmoshës së juniorëve.

Kjo vlerësohet të jetë goditje për kampionatin e Kosovës në basketboll dhe sidomos për garën për ekzistencë në elitë. Borea po përballet me vështirësi të mëdha financiare dhe kjo ka bërë që lojtarët seniorë të largohen, shkruan sot Koha Ditore.

Telashet janë shfaqur në vjeshtë, ndërsa skuadra nuk e luajti fare ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor. Në mungesë të parave lojtarët seniorë nisën të mos luajnë, ndërsa ishte shqyrtuar edhe mundësia e tërheqjes nga garat. Por Borea do të luajë edhe në pranverë në Superligë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)