Për terminet e ndeshjeve mes Trepçës e Pejës, përkatësisht për përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e pestë eventuale, të martën ka diskutuar edhe Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Në fakt Bordi i FBK-së ka shqyrtuar kërkesën e KB Pejës për mbrojtje të ligjshmërisë.
Peja ka konsideruar se vendimi i Komisionit Arbitrar i 1 majit ka bërë shkelje materiale të akteve normative të FBK-së, përkatësisht të propozicioneve të garave.
Por pretendimi i Pejës është hedhur poshtë nga Bordi. “Bordi i FBK-së ka konstatuar se Vendimi i Komisionit Arbitrar i 1 majit nuk ka bërë shkelje materiale të Propozicioneve të Garave apo akteve tjera normative të FBK-së”, shkruan në vendimin e Bordit të FBK-së. Me vendimin që është në fuqi, ndeshja e parë, e tretë dhe eventualisht ndeshja e petë finale e plejofit luhen në Mitrovicë. Ndeshja e dytë dhe eventualisht ndeshja e katërt luhen në Pejë. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione.
-
Peja paralajmëron ankesë në KAS dhe në gjykatë
-
Pas shumë mbledhjeve e vendimeve, finalja do të nisë në “Minatorin” e stërmbushur
-
Prishtina në telashe, heq dorë nga ndeshja me Pejën
-
Reagon FBK-ja, dënon sjelljet e shikuesve në Pejë e Mitrovicë
-
Bora e Peja kërkojnë të reagojnë në ndeshjet e dyta gjysmëfinale