Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bonucci e vlerëson lart Ronaldon

Foto: Reuters

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci e ka quajtur bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo, makinë lufte.

“Ronaldo ka teknikë fantastike dhe konsistencë. Ai është makinë lufte”, ka thënë Bonucci përcjell “L’Equipe” të martën, transmeton Koha.net.
Juventusi të mërkurën mbrëma luan si mysafir i Lyonit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

“Është e vërtetë se ne jemi favorit, por ndeshjet fitohet në fushë. Do të ishte shumë mirë po të shënonim gol në Lyon. Lyoni ka shumë lojtarë të rinj që do të mundohen të tregojnë veten”, ka deklaruar Bonucci.

Ai ka vlerësuar lart trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri.

“Sarri është shumë inteligjent, si person dhe po ashtu në aspekt futbolli. Kur ai na flet, ne e kuptojmë pse ai ka ardhur te Juventusi. Ai di si të përmirësojë skuadrën me të cilën punon”, ka shtuar Bonucci.