Leonardo Bonucci dhe Juventusi mund të dëgjojnë ofertat mbi 55 milionë euro nga Chelsea apo Manchester City.
Qendërmbrojtësi 30-vjeçar kërkohej me ngulm vitin e shkuar, por kishte vendosur të qëndrojë në Torino.
Megjithatë, sipas “MediasetPremium”, gjithçka ka ndryshuar pas humbjes 4 me 1 në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi. Në këtë raportim theksohet se Juve është më e gatshme që të dëgjojë ofertat që vijnë në drejtim të tij.
“The Sun” raporton se Chelsea ka ofruar 54 milionë euro për Bonuccin, pasi trajneri Antonio Conte dëshiron ribashkimin me lojtarin.
Bonucci është pjesë e Juves që nga viti 2010 dhe ka fituar gjashtë vjet rresht titullin e kampionit në Serie A.