Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bonucci dëshiron ta bindë Chiellinin të luajë edhe në Botërorin “Katari 2022”

Leonardo Bonucci pretendon se ai dëshiron ta bindë Giorgio Chiellinin të luajë Botërorin “Katari 2022”. Italia triumfoi në “Euro 2020”, duke e mposhtur Anglinë në finale pas penalltive. Bonucci ka shtuar se është optimist dhe garantoi se do ta bindte bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Chiellini për të qenë partner i tij në mbrojtje edhe vitin tjetër.

“Unë do ta bind atë, pasi ne do të shkojmë me pushime së bashku, kështu që unë do ta bind atë dhe për këtë jam shumë i bindur”, tha Bonucci. Ndërkohë, Chiellini tha se nuk e di sigurt nëse do të jetë pjesë e Italisë apo do të tërhiqet nga përfaqësuesja. Ai së shpejti do të firmos kontratë të re njëvjeçare me Juventusin dhe do të jetë p jesë e ekipit nga Serie A edhe për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, Chiellini nuk garantoi se mund të jetë pjesë e Italisë.

“Nuk e di, n ëse do të jem në gjendje të luaj në Botëror vitin tjetër. Por, Leonardo me siguri se do të jetë pjesë e Italisë. Ende nuk kam marrë ndonjë vendim, pasi tani dua të pushoj pak”, tha Chiellini.

Artikuj të ngjashëm